Çokaj: ‘Mëngjes trishtues, isha vetëm në dhomë’
Futbollistët shqiptarë të Lokomotivës së Zagrebit, u zgjuan mes tmerrit mengjesin e sotëm. Një tërmet i përllogaritur 5.3 i shkallës Rihter rreth orës 6:35 minuta, ka tundur kryeqytetin kroat Zagreb.
Enis Çokaj tha se ishte një situatë e frikshme por që fatmirësisht sipas lojtarit nga Kopliku, nuk zgjati shumë në kohë. “Ndoshta te 7-8 sekonda”, tha Çokaj që shpjegon:
“Isha vetëm në shtëpi. Nuk kuptova asgjë fillimisht por më pas pashë të lëkundej vendi. Uroj të mos përballemi me një situatë të tillë. Boll Koronavirusi shkatrrues nëpër këmbë.
Futbollistët e tjerë shqiptarë?
Janë mirë por edhe ata u tramatizuan një çast. Sikurse unë edhe Tuci e Mersinaj banojnë në shpi në vete. Uzuni banon me një futbollist të moshave. Fola me ta’-mbylli ish-mesfushori i Laçit, Enis Çokaj.