Tirana shpjegon ‘formulën’, qëndroni në shtëpi…

Tiranën e këtij edicioni vetëm COVID-19 mundi ta ndalë. Për disa kohë derisa ‘qielli të kthjellohet’ e të arrijë te titulli i 25-të.

Dhjetë javë nga fundi, skuadra bardheblu, kryeson bindshëm me 53 pikë. Por sot, sikundër të gjithë në Shqipëri, Tirana skuadër, lipset të qëndrojë në shtëpi. Klubi përditson në rrjete zhvillimet e fundit futbollistike dhe masat…

“Sot është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit ekzekutiv i UEFA-s ku nëpërmjet një video-konference me federatat antare është vendosur shtyrja zyrtarisht e çdo kampionati deri në normalizim të situatës. Ajo çka pritet të arrihet është mbyllja e çdo gare vendore deri më 30 qershor 2020.

Aktualisht Klubi Futbollit Tirana ka kërkuar lojtarëve dhe stafit të qëndrojnë në shtëpi ku ka shpërndarë një program individual për çdo futbollist që do të punojë gjatë kësaj periudhe. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të urojmë që kjo gjëndje të përfundojë sa më shpejt dhe gjithçka ti kthehet normalitetit!”

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!