Cungu: ‘Moment i vështirë, qëndrojmë në shtëpi’

Për “FanZone”, sot ka folur trajneri shkodran i Laçit, Armando Cungu, i cili ndau pikpamjet e tij në këto ditë të vështira gobale por dhe shqetësimet në lidhje me gjendjen e futbollistve.

E quan Italinë atdheun e dytë teksa tragjedia me jetë të humbura në vendin fqinj, e bashkon me dhimbjen…

‘Futbollistët e skuadrës po i udhëzojmë me programe të reduktuara. Në kushtet e shtëpisë’-thotë tekniku.

“Si po i kaloni këto ditë?
Natyrisht që edhe unë si gjithë të tjerët, po rri në shtëpi, pasi është një moment shumë i vështirë, prej të cilit shpresoj të dalim sa më shpejt. Dua t’u shpreh ngushëllimet familjarëve të dy viktimave dhe të uroj që të mos kemi më jetë të humbura, ashtu si dua të bashkohem edhe me dhimbjen e Italisë, që është në një farë mënyre atdheu ynë i dytë dhe po kalon një moment tejet të vështirë.

Si po ia bëni për të mbajtur në formë lojtarët?
Në fakt është një situatë e re, me të cilin nuk jemi mësuar dhe nuk e dimë as sa do zgjasë, ndaj kjo na e vështirëson punën. Megjithatë duke besuar në profesionalizmin e lojtarëve, po i azhornojmë çdo ditë me programe stërvitore nga shtëpia, për të ruajtur sadopak formën.

A mendoni se ndërprerja do të ndikojë te forma e futbollistëve, kur të rikthehet normaliteti?
Pa diskutim që po, pasi ushtrimet që zhvillojnë nga shtëpia nuk janë stërvitje e mirëfilltë, por më shumë një lloj nxehje e muskujve. Megjithatë është situatë e vështirë dhe e re për ne, ndaj do të duhet të përshtatemi e të shpresojmë ta kalojmë me sukses’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!