Imagjinata/ “Ndalet Tirana, Çinari nderon të kuqtë…”

Kampionati i ndërprerë për shkak të Koronavirusit.  Materiali poshtë, i gjithi sajesë dashamirëse me asnjë të vërtetë teknike. Jashtë llojit.

Koment imagjinar…

“U luajt këtë fundajvë java e 27-të e Kategorisë Superiore për edicionin e 81-të Kombëtar të futbollit. E ndarë në dy ditë, skuadrat e elitës nuk dolën nga tradita duke dhuruar lojra impenjative e argëtuar tifozët e shumtë në impinate.

Partizani më në fund u kthye te fitorja. Ndaj Skënderbeut në ‘Air Albania Stadium’ skuadra e Sormanit u imponua 1-0 ndaj korçarëve. Vendos një gol i shënuar nga Çinari në të 66-tën.

Po këtë ditë, Vllaznia ruan traditën dhe fiton në Vlorë me Flamurtarin 1-2 ndërsa dueli i Laçit mes Laçit vendas dhe Teutës, u vendos nga një dopietë e Xhixhës në 31-tën dhe të 76′-tën. Pas ndeshjes Martini dha dorëheqjen.

Një ditë më vonë dy takimet e tjera të javës. Kështu Kukësi mposhti Luftëtarin me përmbysje 3-1 duke qënë zot shtëpie në ‘Elbasan Arena’.

Oshafi me kokë gjeti golin për jugorët që në minutën e 6-të por dy herë Abazaj dhe Musta përbysen shifrat.

Ndërkohë takimi më i rëndësishem i javës u luajt në ‘Adush Muça’. Bylis pa fitore ketë 2020, mbeti po në të njëjten situatë veçse këtë herë e ndali Tiranën kryesuese në barazimin e bardhë 0-0″.

Pas kësaj jave teksa në lojë janë dhe 9 takime, udhëheq Tirana me 54 pikë. Kukësi fiton terren duke ndjekur me 47.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!