Shkëndija në krizë, vjen humbja e dytë

Shpresat e Shkëndijës së Tetovës për të rivalizuar kreun e kampionatit maqedonas morën një tjetër goditje sot.

Skuadra e Gjokës, pësoi humbjen e dytë radhazi teksa sot në shtëpi u mund 0-1 nga Rabotniçki i Shkupit.

Tashmë diferenca me Vardarin kryesues pas 23 javëve, shkon në 11 pikë. Këta të fundit mundën me një gol në të 69-tën ekipin shqiptar të Strugës.

Sakaq shqiptarja tjetër FK Shkupi, barazoi 1-1 me të dytët e klasifikimit Sileks.

Rezultatet e sotme:

Shkëndija-Rabotniçki 0-1

Akademija Pandev-Renova 0-1

Makedonija-Borec 0-2

Shkupi-Sileks 1-1

Vardar-Struga Trim&Lum 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!