Juve lehtë ndaj Interit, Real i ‘hutuar’, Siti dorzon ‘titullin’

Juventus bën ‘jehonë’ në fushën e tij edhe kur i duhet të luajë pa tifozë. Bën cfar të dojë me Interin duke i shënuar 2 gola e marrë kreun e Seria A. Ramsej dhe Dibala autorët e golave në fraksionin e dytë.

Derbi i Mançesterit i shkon Junajtid. Marsial dhe Mek Tominej shënuan nga një gol për secilën pjesë. Siti i dorzuar ndërsa Mançesteri i Solskjaer sheh zonën champions.

Reali aq i fortë ndaj Barcelonës një javë më parë teksa fitoi 2-0, lëshon kreun pas takimit të sotëm me Betis Seviljen.

Mbrëmja dukej se po shkonte në favorin e tyre, por një gafë e Benzema, në fushën e ‘bardhë’, dhuroi aksionin gol të vendasëve. Betis-Real Madrid 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!