Superiorja në ‘karantinë’, të huajt në…Tiranë
Alarmi Koronavirus, i ka mbyllur të gjithë brenda. Futbolli në vend pas vendimit të fundit të FSHF-së po e po. Ndodhur në këtë situatë, klubet edhe pse pa ndonje strategji të qartë, duket se i kanë mbajtur lojtarët e tyre ‘pranë’.
Tirana, Partizani por dhe Kukësi si dhe ekipet gjeografikisht pranë kryeqytetit, si Laçi, i kanë sistemuar lojtarë e trajnerë në ‘karantinë’ në Tiranë.
Egbo, trajneri i bardhebluve, i ka nën kontroll të huajt si Kobina, Kale, Torasa,Ngo,Sidibe…
Gomez te Teuta po qëndron në Durrës, ndërsa te klubi ka në plan të shohë mundësinë që të hënën të dalë në terren për të kryer një seancë të shkurtër. Natyrisht nën kujdesin e rreptë të stafit mjeksor.
Te kurbinasit, lojtarët janë në shtëpitë e tyre por dhe të huajt janë të mbyllur në kryeqytet. Në shtëpitë e vëna në dispozicion prej kohësh nga klubi.
Bylis e ka më ‘keq’ pasi përpos lojtarëve të huaj, i duhet të mbajë nën kujdes edhe futbollistët jabanxhijn të cilët bllokimi i rrugëve me urdhër të qeverisë, i ka lënë në Ballsh.
Situata e qetë te Vllaznia. Madje shkodranët përmes kujdesit shëndetsor të klubit, po ndjekin me kujdes parametrat parzialë të futbollistëve.
E njëjta situatë edhe te Skënderbeu. Klubi i mban lojtarët në Korçë dhe në Durrës.