Dy takimet e sotme pa tifozë?

Sot do të luhen dy takimet e javës së 26- të Kategorisë Superiore. Vllaznia- Partizani dhe Skënderneu-Kukësi, në program në 18:00. Por nga nesër të gjitha aktivitetet sportive, pritet të ndalën deri në 3 prill.

Kjo pas mbledhjes urgjente të qeverisë dhe deklaratën e kryeministrit për pezullim të aktiviteteve kulturore, sportive etj.

Ndërkaq, me të mësuar këtë nismë të qeverisë, FSHF, si organizatore e Kategorisë Superiore, duket se ka njoftuar se për takimet e sotme, masa e parë është të luhen pa tifozë.

Mbetet për tu parë se si do procedohet në vijim. Fjala mbetet te udhëzimet e delegatëve në këto dy takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!