Emanuel Egbo: ‘Ekipi ka fituar besim…’

Egbo nuk çbilancohet para takimit të nësërm në ‘Air Albania Stadium me Laçin (17:00), thotë se sfida është e gjitha për tu fituar.

Vlerëson bardhezinjtë dhe nuk beson se mungesat e kundërshtarit mund ta favorizojnë në lojë. ‘Ndeshjet tona ne i shohim një e nga një…

Egbo:

Ekipi është në gjendje të mirë, do shohim deri nesër se cilët do kemi gati. Besoj se do jenë gati. Laçi është një ekip që bën presion . Janë në vendin e tretë me meritë dhe kanë ekip të mirë. Ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të futemi në fushë për të marrë më të mirën”. 

Laçi me mungesa? “Nuk më hyn në punë nëse i kanë tre mungesa apo ajo. Laçi është Laçi, Tirana është Tirana. Ata kanë kontingjentin e tyre dhe mund të aktivizojnë të tjerët. Të shohim nesër. Nuk merrem me kundërshtarin, por me ekipin tonë”.

Tirana do paraqitet si në të gjitha ndeshjet e deritanishme. Me Laçin është si të gjitha ndeshjet e tjera. Do luajmë si në takimet e tjera. Duhet t’i vlerësojmë, kanë lojtarë të mirë. Prandaj janë edhe në vend të tretë. Nuk ka ekipe të mëdha e të vogla. Edhe Flamurtari e Luftëtari janë ekipe që të prishin punë”.

Titulli? Janë edhe 11 ndeshje në kampionat, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kështu jemi në rregull. Të mbarojmë me Laçin dhe më pas të shohim ndeshjen e radhës” .

Tiranë me pamje të re? “Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Ekipi ka marrë shumë fitore. Nuk është çudi që jemi në vend të parë. Ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka krijuar një identitet dhe mentalitet. Ju bëni analiza, ne i shohim ndeshjet një nga një. Mund të kemi shënuar më shumë e pësuar më pak. Kemi mentalitet fituesi”. –ndët të tjera Egbo para sfidës së nesërme me kurbinasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!