Lautaro Martinez, “i lakmuar” nga Barça…

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez është njeriu i duhur i Barcelonës, për të zëvendësuar urugujanin Luis Suarez, i cili përpos se është i dëmtuar, është edhe në fund të karrierës së tij sportive.

Për ta bërë të tyrin, katalanasit duhet të paguajnë klauzolën prej 111 milionë eurosh që zikaltrit kanë vendosur për 22-vjeçarin “çelest”, që duket ka edhe simpatinë e bashkatdhetarit të tij, kapitenit Lionel Mesi.

Klubi “blaugrana”, sipas tabloidit “Sport”, është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro, si dhe mesfushorin Arturo Vidal e mbrojtësin Nelson Semedo, në këmbim të Martinezit që po shkëlqen në radhët e Interit në Seria A.

Gjithashtu, tabloidi spanjol rrëfen se sulmuesi argjentinas, nëse kalon te Barcelona, do të përfitojë edhe një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!