Barcelona me vuajtje, Mesi vendimtar

Fitore e vështirë e Barcelonës ndaj finalistes së Kupës së Mbretit, Real Sociedad. Pas humbjes ndaj Real Madrid një javë më parë, pritej kthesa e ‘blaugranëve’ por në fushë ndaj baskëve, Mesi me shokë, e patën shumë të vështirë për të fituar.

Ia dolën me një penallti të kthyer në gol nga Lionel Mesi 9 minuta nga fundi. Barcelona në pritje të takimit Betis-Real nesër, merr provizorisht kreun e renditjes.

Në takimet e tjera të La Liga-s, Atletiko Madrid- Sevilja 2-2, me sistemin VAR që pati shumë punë. Eibar vijon të mbetet në krizë, e mund Majorka në shtpi 1-2. Getafe-Selta luhet në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!