Juve drejt jugut të Italisë
Koronavirus mund të ndryshojë vendin në të cilin do të luhet në raundin e 1/16-të të Champions League midis Juventus dhe Lionit.
Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga francezja ‘RMC Sport’, sipas të cilit UEFA ,në një takim të jashtëzakonshëm që po zhvillohet në Amsterdam, po mendon të spostojë shtëpiaken e bardhezinjëve kundër ekipit të Lionit në Italinë Jugore.
Alternativa tjetër mbetet ajo e mundësisë së të luajturit në stadiumin Allianz, por me dyer të mbyllura. Ndeshja e vajtjes Lion-Juventus, përfundoi 1-0 për francezët.