Valencia-Atalanta pa tifozë…

Valencia- Atalanta e kthimit për Champions League, do të luhet pa tifozë. Ky është vendimi i marrë në trajtë zyrtare nga UEFA.

Ndeshja e vajtjes luajtur në ‘San Siro’ përfundoi 4-1 për bergamaskët por për shkak të përhapjes së Koronavirusit edhe në Spanjë kanë nisur masat ruajtjes së shëndetit publik.

Një vendim i pashmangshëm duke pasur parasysh situatën dhe përhapjen e Koronavirusit. “UEFA konfirmon që ndeshja Valencia – Atalanta mund të luhet ashtu siç është caktuar, por do të duhet të zhvillohet pas dyerve të mbyllura”, thuhet në deklaratë

UEFA njofton:

Nisur nga vendimet e fundit lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Valencias dhe deklarata e Federatës Spanjolle, UEFA konfirmon që ndeshja Valencia – Atalanta, e vlefshme si e kthimit të Raundit të Champions League 1/16 të Uefa , mund të luhet ashtu siç është caktuar (për sa i përket datës, kohës së fillimit dhe vendit të ngjarjes), por duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!