Bastet, “kryqëzojnë” sulmuesin e Liverpulit

Daniel Starrixh me siguri nuk po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. Ish-sulmuesi i Liverpulit, në përpjekje për të rigjallëruar karrierën sportive, aktualisht ka kaluar në skuadrën turke të Trabzonsporit, ku në 11 ndeshje, kishte shënuar vetëm 4 gola.

Por, për të kompromentuar më tej karrierën e tij, nga Anglia ka ardhur edhe skualifikimi i tij 4-mujor i dhënë nga FA, në lidhje me një histori bastesh, të 1.5 viti më parë.

Federata e Futbollit Anglez ka lëshuar një deklaratë, që konfirmon se Starrixh do të skualifikohet nga të gjitha aktivitetet e futbollit për 4 muaj, pasi nuk arriti të fitojë një apel në lidhje me ndëshkimin e tij të mëparshëm për shkeljen e rregullave të basteve.

Starrixh fillimisht ishte skualifikuar për dy javë në korrik 2019, por gjykata provoi se masa ndaj tij të ishte shumë e butë, dhe tani sulmuesi do të duhet të qëndrojë pa futboll akoma deri në qershor.

Disa orë para komunikimit të FA, klubi turk i Trabzonsporit njoftoi përfundimin konsensual të kontratës me sulmuesin britanik: “Falënderojmë Danielin për kontributin e tij në klub dhe i urojmë çdo sukses në karrierën e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!