Kroaci, Dinamo e Zagrebit zbret në fushë…

Sapo Kroacia filloi të lehtësojë masat shtrënguese ndaj pandemisë me koronaviruas, Dinamo Zagreb njoftoi dje se kishte rifilluar stërvitjen.

Organizimi i seancave është pak komplekse për momentin, sepse ka ushtrime në të cilat lojtarët duhet të jenë afër njëri-tjetrit, por ne duhet të adaptohemi, – tha menaxheri i klubit Igor Joviçeviç. – Ne stërvitemi në grupe nga pesë persona, për të përmbushur masat e distancës sociale”.

Rifillimi i kampionatit në Kroaci aktualisht mendohet të rinisë më 30 maj.

“Ne jemi të gjithë të gatshëm për të rifilluar, por fakti është se problemi është ende i pranishëm, – paralajmëroi Joviçeviç. – Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që shëndeti vjen i pari dhe ne do të ndjekim udhëzimet e qeverisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!