Një kampion Europe, për turqit e Trabzonit…

Sulmuesi Daniel Starrixh, kampion i Europës me Liverpulin, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke të Trabzonsporit. 29-vjeçarit i kishte përfunduar kontrata me “Reds”, ndërkohë që drejtuesit e klubit liverpulas nuk e kishin në planet e tyre, duke e lënë sulmuesin të lirë.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi turk i Trabzonit, i cili në një komunikatë të shpërndarë për median, bën me dije se sulmuesi Starrixh ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare për të luajtur në radhët e skuadrës turke. Detajet e kontratës nuk bëhen me dije…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!