“Djali i keq”, nga burgu në fushë me gol…

Pas një viti e gjysmë, Aleksandër Kokorin, ish-lojtar i Shën Peterburgut dhe i kombëtares ruse, ka dalë nga burgu dhe i është rikthyer futbollit. Ai u dënua së bashku me shokun e tij Mamajev, të cilët nën efektet e vodkës sulmuan një funksionar të qeverisë.

Pas kryerjes së dënimit, Kokorin nuk është më pjesë e Zenitit, por ai është transferuar dhe bën pjesë në radhët e skuadrës së Arsenalit të Tulës, qytet pranë Detit të Zi.

Këtë javë, ai debutoi në ndeshjen ndaj Soçi, madje duke bërë diferencën në fushë. Kokorin shënoi golin e barazimit në fitoren 2-1 të skuadrës së Arsenalit.

A do të jetë kjo rilindja për “djalin e keq” të futbollit rus? Ndoshta është shumë herët për ta thënë këtë, por me siguri Kokorin e di se si t’i bëjë njerëzit të flasin për të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!