Covid-19 prek edhe futbollin, bien çmimet

Pandemia globale shkaktuar nga Covid-19, veç viktimave njerëzore, panikut të shkaktuar anembanë botës, ka shkaktuar pasoja edhe në zhvillimet ekonomike. Brenda kësaj kornize post-koronavirusi, nuk mund të shpëtonte edhe tregu i futbollit, financat janë tkurrur.

Gjithsesi, sipas një studimi të Observatorit të Tregut të Futbollit (Cies), lojtari më i shtrenjtë në qarkullim mbetet Kylian Mbape. Nëse Paris SG vendos ta shesë atë, do të kishte të drejtë të kërkonte 259.2 milionë euro, është vlerësimi i bërë nga Cies, bazuar në një algoritëm që merr parasysh faktorë si mosha e lojtarit, kohëzgjatja e kontratës ose edhe klubit të cilit i përket.

Pas Mbape, në “Top Ten” ka lojtarë fenomenalë: Haland (Dortmund) kushton 107.3 milionë, Stërling (Siti) – 194.7 milionë, Aleksandër Arnold (Liverpul) – 171.1 milionë, Rashford (Junajtid) – 152. 3 milionë, Salah (Liverpul) – 144.9 milionë, Mane (Liverpul) – 139.2 milionë, Grizman (Barcelona) – 136.4 milionë, Devis (Bayer M) – 133.5 milionë, Kin (Totenhem) – 118.7 milionë.

Ndërkohë, nga Seria A, lojtari i parë në listë është futbollisti i Juventusit, Mathijs De Ligt. Ai renditet i 18-ti dhe vlera e tregut për të vlerësohet në 104.7 milionë euro.

Edhe pse sezonin e ardhshëm në moshën 33 vjeç, Lionel Mesi vlerësohet akoma me 100.1 milionë euro, duke u renditur i 21-ti. Ndërsa lojtari më “i vjetër” në renditje është Kristiano Ronaldo, i 70-ti që vlerësohet 62.8 milionë.

Gjithsesi, është për t’u theksuar, se në tregun e futbollit post-koronavirus, ende janë në qarkullim 22 futbollistë nga pesë ligat kryesore europiane, që e kalojnë shifrën e 100 milionëve eurove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!