Shqiptarët e Liverpulit, në Stamboll…

Edhe pse në Shqipëri dominojnë tifozët e futbollit italian, nuk mungojnë edhe të pasionuar pas futbollit britanik. Ata, më fanatikët janë me Liverpulin. Të “çmendur”, ashtu siç janë dhe njihen anglezët…

Në morinë e mijërave tifozëve anglezë, që sot kanë “pushtuar” Stambollin, për të ndjekur Superkupën e Europës, ndeshje që do të zhvillohet midis Liverpulit dhe Çelsit, nuk mund të mungonin fansat shqiptarë të Liverpulit.

Janë një grup afro 40 ultrasish të “Reds”-ave të Klopit, të cilët ishin edhe Wanda Metrapolitano të Madridit, ku Liverpuli fitoi Champions Leguae. Ndaj nuk mund të mungonin edhe sonte në Superkupën e Stambollit.

Aq më tepër që në këtë qytet, 14 vite më pare, “Reds”-at kanë mbresat magjike të fitores ndaj Milanit të madh…

Sonte, në stadiumin e Beshiktashit, Liverpuli do të ketë në ndihmë edhe fansat e tij shqiptarë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!