Laçi stërvitje në Tepelenë, sot të plotë…
Kërkojnë të fitojnë në stadiumin ‘Gjirokastra’ sot në 14:00. Laçianëve të teknikëve Armando Cungu, Klevis Hima dhe Kujtim Shtama, nuk iu ka ikur asnjë detaj përgatitor për duelin e sotëm me Luftëtarin.
Sipas raportimëve të fundit që vijnë nga kampi bardhezi, skuadra do të jetë totalisht e plotë (Turkaj i vetmi i pezulluar) sot me Fangaj e Teko që rikthehen titullar.
Dje janë stërvitur në fushën e Tepelenës, ndërsa mbrëmë kanë buajtur në një hotel në Gjirokastër.
Për kurbinasit, ndaj një kundërshtari modest, tri pikët janë determinante . Për të pritur më pas të qetë takimin e së mërkurës në Laç, me Bylisin rival për europën.