Ndalen Kukësi e Bylis, Skënderbeu thyen shkodranët në fund…

Kategoria Superiore java e 24:

Ndeshje shumë emocionuese në ‘Loro Boriçi‘.Skënderbeu i Ilir Dajës, mund Vllazninë në fund duke i rrëbyer tri pikë të arta në betejën për t’ju larguar fundit. Korçarët, i dërgon në festë, goli të sulmuesit Blerim Krasniqi.

Nuk ka surprizë në Gjirokastër. Bardhezinjtë e Cungut, shënojnë dy herë në portën e Luftëtarit duke marrë tri pikë. Vendi i tretë në tabelë. Nuabueze me penallti dhe Xhixha, autorët e golave.

Ndalet në mënyrë surprizë Bylis. Në ‘Adush Muça’, Flamurtari me një këmbë në Kategori të Parë, merr barazimin 0-0 duke lënë thatë formacionin e Dovedan. Trajneri ‘shëtitës’ Troisi, tha pas takimit se ka ndërmend të aktivizojëi lojtarë që nuk kanë patur shumë minuta gjatë sezonit.

Në ‘Niko Dovana’, supersfida Teuta- Kukësi, u ndal në një barazim spektakolar 2-2. Vendasit kaluan përpara me një penallti të Kallakut në të 23-tën ndërsa pa përfunduar fraksioni i parë, ishte Shkurtaj që po me penallti barazon në 1-1.

Loja e mirë e Teutës u pa edhe në start të së dytës por një aksion nga e majta e Kukësit, finalizohet te shtylla e dytë nga Shkurtaj në të 64-tën për 1-2.

Në shtesë teksa u akorduan 7 minuta, Teuta me ‘xhevahirin e saj Sherif Kallaku barazon në të 95-tën. Goli kartolinë e javës. Goditja nga jashtë zonë gjën këndin e poshtëm të Xhikës.

Kukësi shkarkon Shpëtim Duron….

Rezultate sot:

Vllaznia- Skënderbeu 0-1

Luftëtari-Laçi 0-2

Bylis- Flamurtari 0-0

Teuta- Kukësi 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!