Kukësi në ‘provë’, fitorja detyrim…

Tirana ‘detyron’ Kukësin të fitojë sot në ‘Niko Dovana’. Triumfi i jashtëzakonshëm i bardhebluve mbrëmë 5-1 ndaj Partizanit, ka mbyllur çdo hamendësim ndryshe lidhur me formën dhe potencialet e formacionit të Egbosë.

Sot Teuta-Kukësi në 17.00, kthehet në një tjetër betejë. Verilindorët janë të paralajmëruar. Duro i ka gati kartat fituese pasi përvç Teqes të pezulluar, grupi pritet të jetë i plotë.

Teuta me ‘gjak’ rinor’ ka më shumë se kurrë nevojë për pikë. Martini ka preferuar heshtjen paraprake, me durrsakët që s’mund të largohen nga pretendimet europiane.

Duel inteersant në Shkodër. Vllaznia- Skënderbeu për tju larguar vendit të 8-të. Jonuz thotë se është shpejt për të folur pasi ai preferon ta quajë zonën e ‘play-out’-it zonë edhe të Laçit, Bylisit apo Teutes.

Paçka se njëra nga këto tri ekipe, sot mund të ngjitet në vend të tretë…

Ndeshjet sot, ora 14.00:

Bylis-Flamurtari

Luftëtari-Laçi

Vllaznia- skënderbeu

Teuta- Kukësi (17:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!