Shameti ndjek Kukësin, por nuk i sjell fat…

Ylli Shameti iku me pengje nga Kukësi verën e kaluar. 35 vjeçari nga Gjirokastra pas 6 sezonëve me Kukësin teksa fitoi kampionat, Kupë e Superkupë me verilindorët, pranoi verdiktin dhe menjëherë iu bashkua Gjilanit të teknikut Gentian Mezani.

Gjatë takimit Kukësi- Tirana, u pa nën shoqërinë e disa miqëve poshtë tribunës së shtypit në ‘Air Albania Stadium’.

Nuk preferoi të flasë gjatë. Para takimit, u shpreh se dëshiron fitoren e ish-skuadrës së tij Kukësit.

Në fund, tha se Kukësi pati momente të mira, por i mungoi pjekuria për ta mbyllur me tri pikë takimin si pritës.

Te Gjilani në Ipko, është në garë për titullin. Kupat e Europës, objektivi parësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!