Masimo Alegri përfundon “pushimet”

Ish-trajneri i juventineve së fundmi, Masimiliano Alegri, duke folur për agjensinë AFP, ka deklaruar se do të kthehet së shpejti në pankinë, pa përcaktuar emrin e skuadrës që do të drejtojë.

“Në shtator do të rikthehem, nëse mësohesh me shumë pushime, të ikën dëshira për punë dhe nuk punon më. Me Paris SG nuk ka asgjë, e ardhmja ime nuk është përcaktuar ende”.

Keshtu ka deklaruar tekniku Alegri, për të cilin para pak kohësh ishte përfolur pankina e skuadrës franceze, por edhe ajo e “djajve” të Mançester Junajtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!