Kërkohet vijimësi, Teuta pa dy titullarë…

Mungon lojtari i momentit te Teuta, L. Vila me 4 të verdhë.

Teuta e Durrësit pas humbjes me Tiranën dhe barazimit në shtëpi me Luftëtarin duket se po kthehet te ditët e saj më të mira.

Kalimi i turit në Kupë dhe fitorja në kampionat me Vllazninë javën e kaluar (3-1), kanë përmirësuar renditjen e rritur besimin se edhe të shtunën në Korçë me Skënderbeun, do jenë determinantë.

Sot skuadra është ushtruar me kapacitet thuajse të plotë. Martini ka gati formulën për ta dërguar përpara skuadrën e cila në këtë fazë të garës, nuk mund të gabojë shpesh.

Por tekniku shkodran do duhet të bëjë pa dy futbollstët bazë Renato Arapi dhe Lorenco Vila.

I pari vijon të figurojë i dëmtuar pasi edhe sot nuk ka dhënë garanci për të qënë gati ndërsa Vila i ‘ri’, ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!