Flamurtari, tani ‘drejtojnë’ lojtarët…

Flamurtari i Vlorës gjeti fitoren e parë sezonale teksa për javën e 22-të mundi Luftëtarin në Gjirokastër 0-1. Aktualisht vjonjatët janë në fund me 9 pikë duke qënë skuadra kryesore që rrezikon kategorinë.

Por ajo që bëri shumë përshtypje te kampi vlonjat, ishte karikimi i grupit nga vetë lojtarët.

Moçka, Ribaj dhe Hoxhaj folën me skuadrën për të dhënë maksimumin. Nga dhomat e xhveshjes te fusha, ‘falli’ doli. Flamurtari me golin e Ribajt mori tri pikë.

Në radhë është Laçi. Të shtunën Flmaurtari do tentojë të marrë fitoren e dytë dhe nëse ia del, atëherë të gjithë do thonin: ‘ku ishin më parë fjalët karikuese të vetë futbollistëve?!”

Ndërkaq, Troisi kaloi fundjavën në Greqi pranë familjes teksa pas kthimit, ka marrë komandon e stërvitjes së skuadrës. Sukaj ka nisur të stërvitet me grupin dhe atmosfera duket e mirë.

Për shtëpiaken me kurbinasit, pritet të ketë interesim më të madh edhe nga sportdashësit vendas. Flamurtari- Laçi të shtunën duke nisur nga ora 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!