Eksluzive/ Malo: ‘Fiton Partizani, do bëhëm trajner…’

Jeton në Belgjikë por futbollin shqiptar e ndjek me pasion. Bëhët fjalë për ish- sulmuesin e Partizanit, Kukësit, Laçit, Besëlidhjes, Kastriotit, Burrelit, Julian Malo.

Sot 35 vjeç, Malo duket se ka mbyllur me futbollin e luajtur. I pëlqen të nisë rrugën e trajnerit dhe thotë se shpejt do kthehet në Tiranë për të ndjekur kurset e trajningut.

Për ‘Sporti im.al‘ Julian Malo thotë:

Java që u mbyll?

Ndoqa Laçi- Partizani. Më pëlqeu shumë. Ishte hera e parë gjatë këtij sezoni që pashë një Partizan të zbresë në fushë me petkun e një skuadre kampione. Ia doli ndaj Laçit shembullor e të disiplinuar.

Mendoj se Partizani i ka kualitetet të mbrojë titullin. Uroj që futbollistët kryesor si Hoxha, Telushi, Trashi, por dhe të rinjtë Çinari, Bardhi e ndonjë tjetër, të vijojnë me këto ritme.

Skuadra e momentit?

Është padyshim dyshja Tirana, Bylis.Tirana ka progres të madh me Egbonë në stol ndërsa Bylisi ka treguar stabilitet dhe ka marrë rezultate mjaft të mira gjatë gjithë javëve të deritanishme.

Kush fiton titullin?

Është herët. Duket një kampionat shumë i fortë dhe nuk ka burrë nëne të japë me saktësi një version të saktë.

Personalisht do dëshiroja ta fitonte Partizani ama Kukësi dhe Tirana kanë po aq shanse. Nuk i shikoj pikët.

Me dy fitore je në krye, por tej tyre, gjykimi im bazohet te kualitetet, puna dhe serioziteti i një klubi, performancat në takime deçizive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!