Teuta bind, një ‘dorë’ portieri Laço

Kategoria Superiore, java e 22-të: Teuta-Vllaznia 3-1 (Hoxha 23′, Todorovski 44′, L.Vila 46’/Gurishta 16′)

Teuta mori fitoren ndaj Vllaznisë në ‘Niko Dovana’ në shifrat 3-1. E rëndësishme për synimet e tyre, ndërsa ngjiten në vendin e katërt me 35 pikë. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e tetë me 28 pikë pas 22 javëve.

Takimi nis me një gol të Gurishtës në 16-tën pas një goditje dënimi të Likës dhe grushtimit jo efikas të Frashërit. Insiston Teuta e cila barazon shpejt me R.Hoxhën në 23-tën pas një vertikalizimi në zonë.

Goli i avanatzhit vjen pas një gafe të portierit mik Laço i cili dhuron një top Todorovskit.

Fraksioni i dytë nis më së miri për Teutën që gjeti edhe golin e tretë me anë të Lorenco Vilës që si gjithnjë me kokë po tregon aftësi.

Shkodranët provuan të shkurtonin diferencat duke ngulmuar shpesh në gjysmëfushën vendase por si Xhunior ashtu dhe Hristov nuk arrijnë të thyejnë Frashërin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!