Junajtid fiton ndaj Çelsit, Milan fitore e ‘Pirros’

Premier Ligë: Çelsi-Mançester Junajtid 0-2 / Seria A: Milan- Torino 1-0

Çelsi vuan me ekipin e parë ndaj Mançester Junajtid por jo me moshat deri në 23 vjeç. Ishte sfida mes Arsenalit dhe Çelsit për këtë moshë që evidentoi edhe një herë tjetër potencialin e sulmuesit shqiptar Armanda Broja.

Pas disavantazhit, Broja barazoi shifrat për blutë ndërsa më vonë Gilmur gjeti edhe golin e konvertuar me tri pikë për skuadrën e shqiptarit të Shpresave kuqezi.

Ndërkaq, për ekipet e Premier League, Çelsi i Lampard, pësoi dy gola nga Junajtid. Fillimisht, ‘djajtë’ arritën të shënonin në minutën e fundit të pjesës së parë me Marcial ndërkohë që në të dyten ishte mbrojtësi Meguajër që dyfishoi.

Më herët ish- lojtari i Lesterit, meritoi katonin e kuq për një ndëryrje ‘horror’ , por VAR e fali. Sikundër teknologjia anulloi dy gola të Çelsit në start të së dytës dhe në të 77-tën.

Seria A, Milan fiton me Torinon falë golit të Ante Rebiç në të 25-tën.

Përpjekjet e të dyja skuadrave për të gjetur gol tjetër dështuan dhe Milan merr tri pikë duke kapur Veronën e vendit të 6-të me 35 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!