Kasijas sfidon presidentin e Spanjës…
Iker Kasijas nga problemet shëndetësore te kandidimi për president të Federatës Spanjolle zgjedhjet e të cilit janë parashikuar gjatë 2020-ës.
Luis Rubiales, presidenti aktual duket se këtë radhë nuk do ta ketë të lehtë. Kasijas, legjenda e portës së Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, në frontin e ri të punës…
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ikona madrilene përmes një postimi në “Twitter”: “Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli Spanjoll.”
Gjithësesi, Iker ende nuk duket i zyrtarizuar si kandidat. Sipas rregullores, ai duhet të zyrtarizojë fillimisht largimin nga futbolli i luajur pasi ende listohet si lojtar i Portos.