Son humb sezonin, Murinjo e konfirmon…

Zhoze Murinjo thotë se nuk pret që Heung-Min Son të luajë përsëri këtë sezon. Japonezi theu krahun gjatë ndeshjes së kaluar me Aston Vilën ndërsa mësohet se është operuar me sukses.
Gjithësesi, ai do duhet të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave duke humbur 10 takime. Shto këtu edhe duelet me Lajpcigun në Champions.
Murinjo nuk beson se do ta ketë fare këtë sezon. Dhe bëhët fjalë për njeriun e momentit te ‘Spursat’.
Një mungesë serioze për londinezët. Pas dëmtimit të gjatë të Kejn, Son ishte lojtari kyç i vijës së parë duke shënuar shpesh gola vendimtarë.
