Mançester Siti në kolaps, mund ti heqin pikë në Premier…

Vendimi i UEFA-s mund t’i kushtojë shtrenjtë Mançester Sitit, edhe në Premier League.

Sipas ‘The Independent’, Premier League po konsideron heqjen e pikëve në renditjen aktuale të formacionit të Pep Guardiolës. Një vendim i tillë, sipas portalit online, do të ishte “shumë i mundshëm”.

Kjo për shkak se rregullat e Premier League kërkojnë që klubi të sigurojë informacione të vërteta në lidhje me statusin e tij financiar për të marrë një liçencë.

Vendimi i UEFA-s për ta përjashtuar Sitin nga kompeticonet e saj për 2 vite, kundër të cilit, klubi ka nisur proceduart për ta apeluar, do të vërtetonte se si funksionon ecuria ‘domino’.

Rreziku i humbjes së pikëve në kampionat mbetet por jo përjashtimi nga elita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!