Teuta me ‘look’ të ri, Martini zgjedh Hodon…

E mori Teutën në moment të vështirë në mes të dhjetorit të kaluar por pas dy fitoreve radhazi me Partizanin e Flamurtarin, Edi Martini me skuadrën e tij, nisi luhatjet në rezultate.

Humbja në shtëpi me Laçin, ajo në ‘Air Albania’ me Tiranën e sidomos barazimi në ‘Niko Dovana’ me Luftëtarin, nuk ndihmuan.

Në këto kushte, klubi duket se ka nisur të gjejë fajtorët. Me Martinin të paprekshëm, Teuta largoi dy ndihmësit Gentian Begejen dhe Alfred Osmanin.

Në vend të tyre Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani.

Klubi i zyrtarizon në profilin e tij në Facebook:

KF Teuta ka zyrtarizuar edhe dy anëtarët e rinj të stafit teknik,që do të jenë Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani, të cilët kompletojnë stafin blu, sepse gjejnë aty edhe përgatitësin atletik, Eduard Salillari.Edi Martini do të ketë si krahun e djathtë në pankinë një emër të njohur të futbollit durrsak, pikërisht Bledar Hodo. Ndersa trajneri i portierëve, do jetë Bledian Rizvani.

KF Teuta me këtë rast falenderon Gentian Begejan, dhe Alfred Osmanin, për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kesaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre“- shkruan Teuta në zyrtaren e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!