Gjyqtarët nën akuzë, Jupi: ‘Janë të mirëpaguar…’

Rritja e nivelit të gjyqtarëve, tani kur të gjithë janë të interesuar për të konkluduar me objektivët sezonalë, duket domosdoshmëri në Kategorinë Superiore.

Por çdo javë, ka kontestime, shpesh acarime dhe presidentë klubesh që msyjnë nëpër studio televizive apo media të ndryshme me argumenta në xhep për të deklaruar se u është ngrënë haka, me apo pa qëllim.

Edhe pse Sektori i Garave dhe ai i Gjykimeve, janë ndalur te elementë të caktuar, sërish gafat javës së fundit me penallti ‘qorre’ e gola në pozicion jashtë loje, kanë përshtjelluar situatën.

Dhe të mendosh se FSHF, ka hapur ‘thesin’ për ‘bilbilat’. E zbuloi Redi Jupi te emisioni sportiv në ‘Top Channel’ ndërsa u shpreh:

Futbolli shqiptar në total shpenzon 15 milionë euro, 7 milionë euro është buxheti vjetor i FSHF dhe me 1 milion euro për arbitrimin ai çalon të bëjë atë për të cilën investohet.

Nuk është se vuajnë se janë të keqpaguar, janë të mirëpaguar në raport me futbollin tonë, them madje që janë të mbipaguar. Marrin 45 mijë lekë të reja për ndeshje”-tha Redi Jupi ndër të tjera te ‘Procesi Sportiv’ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!