Dinamo ndryshe, Kamarata do tri pikë…
Është ende herët për të gjykuar Dinamon ‘italiane’. Prej 2012-ës në Kategori të Parë, me problematikat që e kanë shoqëruar edhe në nivele të dyta, klubi blu i kryeqytetit, duket se tani, ka nisur organizimin që nga themelet.
Ecuria e dobët në gjysmën e aktivitetit aktual me afrimin e drejtuesëve italianë por dhe e një merkatoje të mirë gjatë janarit, dha shenjat e para në fitoren e javës së kaluar në Shijak me Erzenin 0-1.
Të dielën, Dinamo pret në Pezë-Helmës Korabin. Deçizive për fatet e skuadrës që ende mbetet në fund të Grupit A.
Me lojtarë si Vilfor Hysa, Kolgega, Hysi, Ortolani, portieri Kuka, Kamara, Turhani, Salazar, Sefa, Dividio, Paterni etj, do të kërkojnë domosdoshmërisht tri pikët edhe pse në kampin tjetër, Dalipi sapo është ulur në pankinë.
Tekniku Kamarata, pret fitoren e dytë personale në krye të bluve. Për t’i ikur fundit. Më pas, radha e ‘malores’ me skuadra si Kastrioti e Besëlidhja.