Dalipi, ngjitet në ‘Korab’

Klevis Dalipi zëvëndëson Bubeqin te stoli i Korabit. Më herët kavajasi u largua nga klubi dhe për arsye private, ka udhëtuar drejt europës. Gjithësesi, vendi bosh u kopsit sot, teksa elbasanasi Dalipi, mori drejtimin e klubit dibran.

Postimi i klubit:

“Klevis Dalipi është trajner i Korabit. Sot trajneri Dalipi është prezantuar përpara ekipit nga Kryetari i Bashkisë dhe Presidenti Mëziu.
Tekniku është personalitet i njohur në fushën e sportit dhe numëron ekipe të mëdha si lojtar ku është aktivizuar me Elbasanin, Vllaznine, Shkumbinin, Bylis, Kamza si edhe Feirense, Santa Clara, Bragança dhe Ovarense në Portugali.

Palët kanë biseduar dhe janë dakordësuar për një projekt afatgjatë mbi të ardhmen e Korabit. Karriera e tij si trajner arriti kulmin tek KF Partizani ku pas 7 sezonesh morri në drejtim ekipin e parë. Kjo tregon se përkushtimi dhe besnikëria e karakterizojnë si trajner mbi të gjitha.
Dalipi së fundmi ishte trajner i KF Luftetari në superiore!

I urojmë mirëseardhjen Klevis Dalipit dhe suksese në drejtimin e Korabit!”- shkruan klubi në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!