Sfida e madhe e …Kupës
Gjithnjë duel i fortë, përherë në kërkim të suksesit. Kjo është e përbashkëta e takimit të nesërm mes Bylisit dhe Laçit (Grupi B) në program nesër për 1/8 e Kupës së Shqipërisë duke nisur nga ora 14.00.
Gonzales, Shkalla, Zhongo dhe Mercedes forcat e reja të Bylisit. Nëse dy të parët u angazhuan në sfidën e humbur në Durrës për kampionat 1-0 me vendasit, dy lojtarët e tjerë, pritet të ‘pasaportizohen’ nesër.
Në kahun tjetër bardhezinjtë të cilët në palmiersin e tyre kanë 2 Kupa të Shqipërisë dhe një SuperKupë.
Sonte skuadra e Cungut është akomoduar në Fier dhe nesër me disa probleme me formacionin, do luajë të vajtjes.
Në pikëpyetje Ignjatoviç, ndërsa Rapo është gati. Edhe Naubueze, i markuar shpesh me faule përgjatë Vllaznia- Laçi (0-0), duket se do të jetë në dispozicion.