Bylis fiton pastër, Laçi ndryshe…

Kupa e Shqipërisë: Bylis- Laçi 2-0 (Shkalla 68′, Ndreca 86′)

Bylis i jep një dush të ftohtë Laçit në të vajtjes për 1/8 e Kupës së Shqipërisë ndërsa fiton 2-0 në ‘Adush Muça’.

Për llogari të Grupit B, skuadra e Dovedan i bëri mirë detyrat e shtëpisë duke luajtur fort përgjatë gjithë ndeshjes.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Ata erdhën nga gabimet e vetë laçianëve, teksa si në kampionat ashtu dhe sot Domgjoni i pavëmendshëm devijon një top të goditur nga Shkalla për 1-0.

Edhe goli i dytë vjen pas një topi të humbur të Julian Shehut në gjysmëfushë. Ekzekutimi i Ndrecës nga e majta perfekte.

Paralelisht, Bylis ka zyrtarizuar edhe futbollistët Flosard Malçi dhe Fabian Munoz…

Ndërkaq e kthimit luhet pas dy javëve (12 shkurt) në Laç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!