Rekord i Liverpulit +19 pikë…

Dy takime vijnë sot nga Premier Liga. Ndonëse Uest Hem- Liverpul u luajt si ndeshje e Premier Ligës, derbi i Mançesterit mes Sitit dhe Junajtid, ishte për llogari të Kupës së Ligës.

Derbi në të vajtjes, pati përfunduar 1-3 për Mançester Sitin e Guardiolës. E përbashkëta e dy sidave në ishull, këtë mbrëmje, ishte rastësia e shënimit të golave në pjesën e parë.

Në Londër, Sahal, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 35-tën ndërsa po në të 35-tën , Matiç për Junajtid, kaloi përpara miqtë.

Në pjesën e dytë, Liverpuli i Klop që nuk njeh limite, shënoi të dytin me Çemberlein në të 52-tën.

Pjesa tjetër e lojës figuron ‘llogari’ dhe Liverpul koleksionon tri pikë të tjera për të larguar në 19 pikë Sitin e vendit të dytë.

Sakaq, derbi i Kupës së Ligës i shkoi Mançester Junajtid që fitoi 0-1 por për më tej, kaloi Siti me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!