Mesi ‘500’, Mirandes surprizon Seviljen…

Barcelona siguron biletën për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit me goleadë. Në ‘Camp Nou’ formacioni i Setien, shpartalloi Leganesin e Madridit me shifrat 5-0.

Në fushë me formacionin më të mirë Barcelona me Grizman hapi serinë e golave pas vetëm 4 minutash lojë ndërkohë që në të 27-ën, Lengle dyfishoi rezultatin me asist të Lionel Mesit.

Në pjesën e dytë shifrat u ndryshuan dy herë nga Mesi ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe mesfushori brazilian Artur. Për Lionel Mesin kjo ishte fitorja e 500-të në karrierë me fanelën ‘blaugrana’

Ndërkaq,befasia vjen nga ndeshja e fundit për biletën e 1/8-ve. Mirandes e ‘Secunda Division’ mundi 3-1 Seviljen e Lopetegut.

Pas ndeshjeve të mbrëshme teksa kaluan Reali, Valencia, Bilbao, Vijarreali,Granada, Sociedadi, shto këtu dhe Barcelonën e Mirandes formohet pazëlli çerekfinal i Kupës së Mbretit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!