Uest Hem pret Liverpulin, dhe shton radhët…

Do të luhet në mbrëmje (20:45) ndeshja e prapambetur e javës së 18-të në Premier Ligë.

Uest Hem pret në Londër Liverpulin e arratisur në krye të renditjes me 67 pikë. 16 më shumë se Siti ndjekës.

Për Klop, sfida është e gjitha e rëndësisë së madhe. Pak çaste më parë nga klubi është bërë e ditur se ndeshja e 4 shkurtit për ‘replay’ të Kupës FA, ndaj Shrusbërit, do të njohë një Liverpul pa trajner dhe pa lojtarët kryesorë.

Sakaq, sot Milner,Matip, S. Mane, Lovren, Minamino, Fabinio, do ta nisin nga stoli.

Në kahun tjetër Uest Hem, sot edhe pse ka një sfidë delikate me Liverpulin, ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të përfaqësueses Çeke, Teka Souçek.

Mesfushori 24 vjeçar, vjen nga Sllavia e Pragës në formë huazmi për t’u blerë nga klubi gjatë verës. Skuadra e David Mojes, ka javë që po kërkon ti shkëputet fundit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!