Dovedan, fituesi ‘humbës’

Fituesi i Anketës së ‘Sporti im.al’ si ‘Trajneri më i mirë për 2019’, Veljko Dovedan, habiti jo pak dje me atë kalim të perimetrit të lejuar dhe hyrjes për disa metra në fushën e ‘Selman Stërmasit’.

Një gjest aspak sportiv dhe i dënuar nga rregulloret e lojës së futbollit. Nuk e ndali askush dhe 65 vjeçari as që u ndëshkua me karton nga Enea Jorgji.

Në fakt trajneri fitues i Bylisit, ndoshta pati të drejtë të acarohej teksa pa që skuadra e tij mori një gol pas një prekje me dorë të Kalesë.

Skuadra e tij arriti të barazonte ndaj Tiranës por në kohën shtesë, ballshiotët pësuan edhe të dytin, çka solli dhe humbjen e katërt sezonale për njërën nga ekipet më të konsoliduara të elitës.

Jam i kënaqur me lojën por deri diku jo për mënyrën se si kemi pësuar golin. Goli është bërë në minutën e 96. Nuk e kuptoj se si u dhanë 4 minuta shtesë dhe u bë në minutën e 96-të.

Goli i Ngosë? “Është pozicion jashtë loje i pastër në pasimin me kokë të Dokës. Goli i parë? Shihni pamjet, nuk po flas. Penalltia? Neto”, -tha ndër të tjera Dovedan pas takimit të humbur me Tiranën 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!