Arsenal heroik në derbi, çmenduri e Njukasëll

Premier Liga sërish në fushë. Shumë nga takimet e javës së 24-ët u luajtën sot, me derbin e Londrës Çelsi- Arsenal në epiqendër.

Fillimisht ndeshjet e orës 20:45. Aston Vila -Utaford 2-1, Burnemëth-Brajton 3-1, Kristal Palasë-Sauthempton 0-2, Everton- Njukasëll 2-2 dhe Shefild Utd- Siti 0-1.

Në kufinjtë e imagjinatës, barazimi i Evertonit në shtëpi me ‘qymyrxhinjtë’ e Njukasëllit. Skuadra e Ançelotit po udhëhiqte 2-0 deri në të 94′. Këtu ska më logjikë. Dy gola 94 dhe 96 të miqëve me Lejeune dhe Haiden për 2-2 final.

Më pas ndeshja e Londrës me histori dhe fragmente speciale. Blutë e Lampard, me stausin e pritësit, i bënë mirë detyrat në pjesën e parë.

Përpos epërsisë, në minutën e 26-të pas një topi të kthyer keq nga Mustafi, vjen ndërhyrja e gabuar e David Luiz i cili ndëshkohet me karton të kuq dhe shkakton penallti.

Zhorzhinjo ekzekuton dhe në të 28-tën, Çelsi merr kryesimin.

Por në pjesën e dytë, Martineli i sherbyer nga Mustafi dhe pas një gabimi trashanik të mbrojtjes blu, barazon shifrat.

Më pas duel i ashpër mes sulmit vendas dhe portierit Bernd Leno. Gjermani spektakolar në disa raste derisa pëson të dytin në të 84′. Nuk dorzohet skuadra e Artetës që barazon për herë të dytë për 2-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!