Setien vendos veton, Vidal qëndron te Barça

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Barcelona në merkato të janarit. Trajneri i sapo emëruar te blaugranët, Kike Setien, vendosi veton lidhur me largimin e Vidal drejt Interit.

Setien, raporton gazeta katalaneze ‘Mundo Deportivo’, e siguroi mesfushorin kilian për qëndrueshmërinë e tij në projektin ‘Azulgran’ pavarësisht se Interi u duk pranë tij që tani.

Në këtë mënyrë, Konte duhet të presë për benjaminin e tij dhe për pak kohë. Vetë Setien, tha se largimi i kilianit, nga Barcelona, mund të ngjasë në verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!