Transfertë delikate për Liverpulin…

E ndërsa kampionati anglez, ndër më spektakolarët në botë, luajti në dy ditë javën e 24-ët, sot kryesuesit e Premier Ligës të Liverpulit, kanë në program takimin me Volves.

Parë ecurinë fantastike të vendasëve përgjatë edicionit, kjo dalje për skuadrën e Jurgen Klop, konsiderohet një ndër transfertat më të vështira.

Me spektaklin të garantuar, do të luhet në orën 21:00 në ‘Molineux Stadium’ ku padyshim ‘Reds’-at, do kërkojnë vazhdimësinë prej 22 takimëve pa humbje (21 fitore 1 barazim).

Në pankinë, të konfirmuar sërish Xherdan Shaqiri së bashku me Milner, Keita dhe Klynë. Liverpul kryeson me 13 pikë më shumë se Siti i cili ka luajtur dy takime më shumë se liverpulasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!