Partizani bën dalje Ekubanin, Bylis afron dy…

Partizani me gjasë është gati të bjëjë ndonjë ose më shumë goditje klasi. Fakti që klubi pretedent për titull kampion largoi sot Ekubanin e ‘ri’, por dhe shitjes së Asanit te AIK Stokholm apo pezullimit të Malës, pak më herët, tregon se të kuqtë, janë duke punuar fort. Kohë meraktoje…

Partizani:

Partizani njofton përfundimin e huazimit të Josef Ekuban. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin Italian. Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot bashkëpunimin mes tyre’.

Nga ana tjetër, Bylis i vendit të dytë pas 17 javëve, njoftoi sot se ka zyrtarizuar brazilianin Visente De Paula dhe argjentinasin Marselo Gonzales që vjen nga Orikumi.

Njoftimi i klubit:

Bylis:

“Braziliani me eksperiencë në dy sezonet e fundit, në Superligën ukrainase, Visente de Paula Mercedes, pjesë e Lviv në Ukrainë prej një sezoni e gjysmë. Luan si mbrojtës i linjës së djathtë, 23 vjeç.

Argjentinasi Marselo Gonzales, që ka qenë pjesë e skuadrës së Orikut, dhe një nga lojtarët më të spikatur, është afrimi i dytë në merkato. Një lojtar me perspektivë që ka bindur trajnerin Dovedan por edhe projektin e klubit”.

Njoftimi i klubit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!