Bajerni, ‘cikloni’ vjen në fund, Paderborn mundet thellë…

Bajerni fiton në Berlin ndaj Herthës 0-4 dhe ruan distancën me kreun që mbahet nga Lajpcig.

Pas pjesës së parë të thatë në gola, e dyta nis spektakolare, me bavaraezët që në pak minuta, shënojnë 4 herë.

Myler, Levandovski (me penallti),Alkantara dhe Perisiç, autorët e golave të skuadrës së Ansi Flik. Pak minuta edhe për Dajakun shqiptar…

Nëse Dajaku, festoi me Bajernin, Gjasula në rolin e kapitenit te Paderborni bëhët për ‘dajak’.

Skuadra e tiranasit, u shkund 1-4 nga Leverkusëni duke e vështirësuar gjithnjë e më shumë qëndrimin në Bundesligë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!