Paderborni, tani ka një ‘President Nderi’

Paderborni po përballet me një situatë aspak të mirë në Bundesligë. Skuadra e Klaus Gjasulës, renditet e fundit në kampionatin elitar të Gjermanisë duke rrezikuar seriozisht largimin.

Megjithatë klubi i Paderbornit sot, ka kryer një akt të madh nderimi. Ish presidenti dhe njeriu që bëri realitet kthimin e Paderbornit në Bundesligë,
Vilfried Finke, është emëruar ‘President Nderi’ pas vdekjes.

Vilfried Finke, vdiq në shtëpi në orët e para të 15 janarit 2019 pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 67 vjeç në shoqërinë e familjes së tij më të ngushtë.

Ai la prapa gjithçka pozitive. Stefën Efenberg, në kohën e tij, si trajneri i Paderbornit, ende vlerësohet si arritje e madhe për klubin e Paderborn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!