Napoli katastrofë, Lacio sulmon kreun…

Seria A java e 19: Lacio- Sampdoria 5-1, Sasuolo-Torino 2-1, Napoli-Fiorentina 0-2.

U luajtën sot tri takime në Seria A me Lacion që nuk di të ndalet as në javën e 19-të. Madje në ndeshjen me Sampdorian, tregon gjithë potencialin e saj sulmues duke shënuar 5 herë e marrë vetëm 1.

Si me katapultë, formacioni i Simone Inzagit tri pikë larg Juves kryesuese.

Stafeta e ndeshjeve i kalon Sasuolës në përballjen me Torinon. Edhe këtu fitojnë vendasit (2-1) por me ndryshimin se ajo u arrit me përmbysje.

Sakaq, mbrëmja rezervoi duelin Napoli- Fiorentina. Nuk ka një ‘1’ të tretë të ditës pasi miqtë nga Firence, me Federiko Kiezën në të 26-tën dhe Vlahoviç në të 74-tën, errësojnë mbrëmjen e Hysajt, ndër më të mirët për vendasit, dhe i tregojnë vendin Gatuzos dhe gjithë napolitanëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!