‘Galaktiku’ Kasemiro, tri pikë Realit për kreun…

Pak ditë më parë fitoi Superkupën e Spanjës në ‘kuartetin’ e Arabisë Saudite, por Reali i Madridit edhe pse me veshtirësi, kalon Sevijlen 2-1.

‘Galaktikët’ sot me mungesa të shumta në ‘Bernabeu’, u panë në vështirësi gjatë fraksionit të parë ndërsa me ndihmën e VAR-it, i shpëtojnë disavantazhit me atë goditje fantastike me kokë të Luk De Jong.

Megjithatë, në pjesën e dytë, ‘kampioni’ brazilan Kasemiro, realizon dy gola për suksesin e radhës së formacionit të Zidan.

Në mes barazimi i përkohshëm i De Jong që këtë herë, pikasi në shenjë.

Por ‘La Liga’ sot luajti edhe ndeshje të tjera. Kështu Levante u mund në shtëpi nga Alaves 0-1, ndërkohë që Osasuna- Vajadolid, përfundoi 0-0.

Sfida Eibar- Atletiko Madrid (2-0) luajtur në 21.00, u vendos nga një gol i Burgos në të 11-tën e pjesës së parë dhe Ekspozitos në të 90-tën duke i dhuruar Eibarit tri pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!